Deputetja britanike: Populli i Kosovës meriton paqe, siguri dhe dinjitet

Deputetja britanike: Populli i Kosovës meriton paqe, siguri dhe dinjitet

Deputetja britanike Alicia Kearns është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritës për mbështetjen ndaj paqes dhe sovranitetit të Kosovës.

Ajo e cilësoi këtë si nder të veçantë, duke theksuar se përkrahja e saj ka qenë e udhëhequr nga besimi se qytetarët e Kosovës kanë të drejtën për të jetuar në paqe, siguri dhe dinjitet.

“Mbështetja ime për Kosovën ka qenë gjithmonë e udhëhequr nga besimi se populli i saj ka të drejtë të jetojë në paqe, siguri dhe dinjitet, dhe se ne kemi për detyrë të qëndrojmë fort përkrah aleatëve tanë që përballen me irredentizëm dhe ambicie imperialiste”, tha Alicia Kearns.

Po ashtu, ajo vlerësoi kontributin e veteranëve britanikë që shërbyen në Kosovë.

Related Articles