Vdes një 31-vjeçar nga aksidenti në Mitrovicë

Vdes një 31-vjeçar nga aksidenti në Mitrovicë

Një burrë 31-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti, tha se aksidenti ndodhi sonte në fshatin Kutlloc të kësaj komune.

Zaiti tha se si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur një person i moshës rreth 31-vjeçare.

“Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutlloc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin, janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Zaiti.

Related Articles