Endrit Nika dënohet me 18 vite burgim, kishte shtyrë të dashuren argjentinase nga kati i gjashtë

Endrit Nika dënohet me 18 vite burgim, kishte shtyrë të dashuren argjentinase nga kati i gjashtë

Endrit Nika është shpallur fajtor për vrasjen e të dashurës së tij dhe është dënuar me 18 vjet burgim, raporton Gazeta Enigma.

Vendimi u shpall sot në Gjykata Themelore e Prishtinës.

Nika ngarkohet se nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë e kishte gjuajtur të dashurën e tij argjentinase, sipas dosjes e kishte nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur tanimë të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë, me ç’rast viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, përkundër trajtimit mjekësor, ajo kishte ndërruar jetë në QKUK.

Related Articles