Izraeli gati për sulm ndaj Iranit

Izraeli gati për sulm ndaj Iranit

Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me Shtetet e Bashkuara

Izraeli ka rritur nivelin e gatishmërisë ushtarake dhe ka përshpejtuar përgatitjet ushtarake, ndërsa sinjalet tregojnë se një sulm i mundshëm i koordinuar me Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit mund të jetë pranë.

Lajmi është raportuar nga CNN, dhe citon dy burime izraelite të  paidentifikuara. Sipas tyre, Tel Avivi ka shtuar përgatitjet si në planin sulmues ashtu edhe në atë mbrojtës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka zhvilluar disa mbledhje urgjente gjatë kësaj jave për të vlerësuar mbrojtjen e vendit dhe bashkëpunimin me aleatët.

Nëse Presidenti Donald Trump jep dritën jeshile, ofensiva e re pritet të jetë shumë më e fuqishme se përplasjet e kaluara. Një operacion i tillë masiv mund të zgjasë me javë të tëra dhe të rrezikojë seriozisht mbijetesën e regjimit iranian.

Edhe pse Izraeli është gati për veprim të menjëhershëm, Pentagoni ka lënë të kuptohet se ushtria amerikane ka nevojë për pak më shumë kohë. Në planin diplomatik, nënpresidenti amerikan JD Vance i cilësoi bisedimet në Gjenevë si pjesërisht produktive, ndërsa ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se atmosfera ishte më konstruktive, por tensionet mbeten të larta.

Megjithatë, lëvizjet e fundit në terren tregojnë se diplomacia po ia lë vendin me shpejtësi një ndërhyrje të mundshme ushtarake në territorin iranian, ndërsa Irani ka filluar një stërvitje detare të përbashkët në shkallë të gjerë me marinën ruse.

Related Articles