Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, kanë shpërndarë pako ushqimore, për familjet në kushte të vështira jetësore
Shpërndarja e pakove ushqimore po bëhet nga zyrtarë të Komunës së Gjilanit bashkë me ata nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se miell dhe gjëra të tjera elementare ndanë për familjet në nevojë, bashkë me Degën e Bashkësinë Islame në Gjilan, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Këto ndihma janë për qytetarët tanë që kanë nevojë për mbështetje, me qëllim që asnjë prej tyre të mos ndihet e vetmuar apo e lënë anash”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, falënderoj Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.
