Presidenca përmbledh vizitën e Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Presidenca përmbledh vizitën e Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,  këtë javë mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitë së Osmanit në Washington duke thënë se Republika e Kosovës u lartësua në arenën ndërkombëtare dhe u afirmua si shtet në shërbim të paqes dhe sigurisë globale.

Aty theksohet se përgjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes, Presidentja Osmani pati mundësi të diskutonte me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump dhe shumë zyrtarë të kabinetit të tij. Përmendet takimi i Osmanit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me të cilin, sipas njoftimit u diskutuan për hapa konkretë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, avancimin e integrimit të Kosovës në NATO, dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit në mbrojtje e ekonomi.

Tutje, nga presidenca njoftohet edhe se, Osmani, gjatë këtij takimi, ka pasur mundësi të takoj dhe të bisedoj me liderë të ndryshëm përfshirë këtu edhe ish-Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, Tony Blair.

Postimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump. Si shtet bashkëthemelues përkrah SHBA-ve, Republika e Kosovës u lartësua në arenën ndërkombëtare dhe u afirmua si shtet në shërbim të paqes dhe sigurisë globale.

 Përgjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes, Presidentja Osmani pati mundësi të diskutonte me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump dhe shumë zyrtarë të kabinetit të tij.
 Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Presidentja u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, me të cilin diskutuan për hapa konkretë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, avancimin e integrimit të Kosovës në NATO, dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit në mbrojtje e ekonomi.

 Presidentja Osmani, po ashtu, është takuar me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan. Ajo me ketë rast është takuar gjithashtu me Drejtorin e Lartë për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Këshilltarin Special të Presidentit Trump, Charles McLaughlin, si dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Daniel J. Lawton.

Në kuadër të takimit inaugurues të Bordit të Paqes, Presidentja zhvilloi bashkëbisedime me liderë të shumtë botërorë, përfshirë:
 Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump
 Emirin e Bahreinit, L.T. Hamad bin Isa Al Khalifa
 Presidentin e Paraguajit, Santiago Peña Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev
 Presidentin e Indonezisë, Prabowo Subianto
 Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev
 Presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev
 Presidentin e Rumanisë, Nicușor Dan
 Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
 Kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani
 Kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán
 Kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan
 Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani
 Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan
 Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi
 Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan
 Ministren e Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco
 Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir
 Ambasadorin e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz
 Të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump, Steve Witkoff
 Të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump, Jared Kushner
Përfaqësuesin e lartë
 Ish-Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, Tony Blair
 Përfaqësuesin e Lartë për Gaza, Nikolay Mladenov
 Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

Related Articles