Gjykata detyron MKRS-në të kompensojë familjen e 3-vjeçares që humbi jetën në Prizren

Gjykata detyron MKRS-në të kompensojë familjen e 3-vjeçares që humbi jetën në Prizren

Procesi civil për vdekjen e 3-vjeçares Xh.G., e cila humbi jetën nga shembja e një muri në rrugën “Marin Barleti” më 6 qershor 2016, ka përfunduar me vendim të Gjykata Themelore në Prizren – dega në Suharekë.

Sipas vendimit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit obligohet t’i paguajë nënës së viktimës 15 mijë euro për dëm jomaterial, vëllait të mitur 8 mijë euro, si dhe 2 mijë euro për shpenzimet e varrimit dhe përmendores.

Gjykata ka caktuar edhe kamatë ligjore prej 8%, ndërsa ka refuzuar pjesën tjetër të kërkesëpadisë.

Related Articles