Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimin me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar çështjen e presidentit.
Takimi që ishte caktuar të fillojë në orën 14:00, po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Para se të futej në Parlament, lideri i LDK-së, premtoi se do të deklarohet për media pasi të përfundojë takimi.
Për zgjedhjen e presidentit, Kurti ka folur edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Kujtojmë se presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati më 4 prill, teksa afati i fundit për votimin e presidentit është 4 marsi.
