Abdixhiku thotë se do takohet sërish me Kurtin, “për njërën nga dy mundësitë”

Abdixhiku thotë se do takohet sërish me Kurtin, “për njërën nga dy mundësitë”

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në takim të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Pas takimit, Abdixhiku tha se për çështjen e Presidentit, “dakordimi i përgjithshëm është se ka vetëm dy rrugë – konsensus politik ose një marrëveshje klasike politike mes dy partive”.

“Të dyja rastet na duhen 2/3 e votave. Kemi lënë të takohemi në ditët në vijim për të diskutuar për njërën nga dy mundësitë”, shtoi tutje Abdixhiku.

Related Articles