Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës.

Gjatë mandatit të kaluar, Përparim Kryeziu ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Qeverisë.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit për media, Kurti e uroi Kryeziun për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Related Articles