Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari – Lila, sonte në emisionin Rubikon ka folur për zhvillimet aktuale politike në Kosovë.
Një nga temat, që u diskutua me Kusari-Lilën ishte edhe bashkëpunimi i subjektit që ajo udhëheq (Alternativa) me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ajo u pyet se pse nuk u shkri në Lëvizjen Vetëvendosje që udhëhiqet nga Albin Kurti.
Ish-shefja e GP të VV-së jep arsyet se pse nuk ndodhi një gjë e tillë duke theksuar se zyrtarisht asnjëherë nuk ka pasur ftesë.
“Si parti liberale e qendres, gjithmonë i kam mbajtur bindjet e mia dhe vazhdoj t’i mbajë të cilat janë vlerë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe jo domosdoshmërisht që duhet të unifikohemi dhe të jemi uniform”, deklaroi ajo në Klan Kosova.
