Atalanta eliminon Dortmundin nga Liga e Kampionëve

Atalanta eliminon Dortmundin nga Liga e Kampionëve

Atalanta ka shkëlqyer në një kthesë spektakolare në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar Borussia Dortmundin pas një fitoreje 4-1 në ndeshjen e dytë, që vulosi rezultatin përfundimtar 4-3 në dy ndeshje.

Dortmundi kishte fituar 2-0 në ndeshjen e parë dhe shumë pak besonin te kthesa e italianëve.

Megjithatë, Atalanta shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë me Gianluca Scamacca dhe Davide Zappacosta, duke e kthyer disavantazhin.

Më pas Mario Pašalić realizoi golin e tretë, duke i afruar ekipin e Bergamos në kalim.

Karim Adeyemi e riktheu emocionin për Dortmundin me një gol të bukur në minutën e 75-të, duke çuar ndeshjen në kohën shtesë.

Aty, dramatizmi ishte maksimal: në minutën e pestë të kohës shtesë, Remy Bensebaini goditi me shqelm në kokë Nikola Krstovićin, duke i shkaktuar gjakderdhje.

Pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari dha karton të kuq për Bensebainin dhe një penallti për Atalantën. Lazar Samadrzic realizoi qetësisht dhe vulosi kalimin e skuadrës italiane.

Berat Gjimishit u fut në lojë në pjesën e dytë dhe luajti deri në fund.

Me këtë fitore historike, Atalanta siguroi vendin në 1/8 e finales së Ligës së Kmapionëve dhe tregoi se futbolli italian mund të befasojë.

Related Articles