Prej 6 ditësh në pjesën e Egjeut, vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve masive.
vSituata është përmirësuar disi në pyjet e Manavgatit por ende forcat zjarrfikëse nga toka por edhe nga ajri po mundohen të vënë flakët nën kontroll.
E njëjtë vijon situata edhe në qytezën Marmaris.
Vatrat janë fikur në disa zona por gjendja mbetet serioze. Vënia e flakëve nën kontroll është e vështirë edhe për shkak të erës që fryn në zonë.
Banorë të shumë fshatrave janë evakuuar ndërsa autoritetet u kanë mundësuar strehim dhe ushqim.
Ndërkohë në një pjesë tjetër të vendit, qyteti i Vanit ka qenë nën pushtetin e reshjeve. Sasia e madhe e shiut dhe breshëritë shkaktoi përmbytje.
Për pasojë të paktën 6 shtëpi u shembën ndërsa disa banorë rrezikuan jetën./Gazeta Enigma/