Superliga e Kosovës rikthehet këtë të shtunë me disa ndeshje interesante, si në krye të tabelës, ashtu edhe në pjesën e poshtme.
Xhiroja e 22-të i sjell tri ndeshje gjatë ditës së shtunë, me takimet që do të luhen në Klinë, Gjilan e Hajvali.
Dukagjini do t’i bëj konak Ferizajt, që javën e kaluar mori një fitore të madhe ndaj Ballkanit, teksa Dukagjini kishte barazuar me Malishevën.
Kjo e fundit i shkon Gjilanit si mysafire.
Gjilani në xhiron e kaluar triumfoi ndaj Prishtinës, ndërsa Malisheva siç përmendëm barazoi me Dukagjinin.
Një nga duelet më interesante të ditës është pa dyshim ajo mes Prishtinës së Re dhe Llapit.
Në rast fitoreje nga Prishtina e Re, Llapi do të bie në pozitën e rënies nga liga, derisa nëse fitojnë llapjanët, i ikin zonës së rrezikshme.
Të gjitha ndeshjet e përmendura nisin nga ora 13:00.
