Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njoftoi se partia ka dhënë ofertën e fundit për të shmangur zgjedhjet, duke propozuar kandidatin e saj për president.
Hamza tha se me këtë ofertë PDK ka përmbushur kontributin e saj dhe tani pret veprime nga Kryeministri Albin Kurti dhe LVV.
“Sot në takimin e dytë që pata me z. Kurti pas mbledhjes së partisë, si PDK dhamë mundësinë e fundit dhe konkrete, kërkuam që të zgjidhet presidenti i propozuar nga PDK që të garantohet stabilitet institucional. Me këtë ofertë do të bëhet në frymën e përgjegjësisë dhe për të mos lënë vend për krizë. PDK vlerëson se kontributi ynë është përmbushur”, ka thënë Hamza.
