Rritja e çmimit të naftës, MINT-i cakton marzhën e fitimit

Rritja e çmimit të naftës, MINT-i cakton marzhën e fitimit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka firmosur vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme.

“Ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor”.

“Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes. Marzha tregtare maksimale e lejuar:Shitja me shumicë: deri në 2 eurocentë për litër, Shitja me pakicë: deri në 12 eurocentë për litërInspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi”, shkruan ajo në Facebook.

Related Articles