Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes, tha se nuk duhet që “në orët e fundit të mandatit deputetet të sfidohen në seancë të jashtëzakonshme e pa material”.
Ai konsideron se tema e presidentit kërkon trajtim serioz.
“PDK vlerëson se çështja e zgjedhjes së presidentit nga populli është një temë që meriton trajtim serioz, institucional dhe politik”, tha Hamza.
“Materialet ju vijnë deputetëve në orën 20:30”, tha Hamza duke vlerësuar se gjithçka ndodhi shumë vonë.
“PDK ka qenë dhe është që presidenti të zgjedhet nga qytetarët, mirëpo kjo don një trajtim serioz dhe duhet të jetë e vendosur brenda procedurave që kërkojnë të trajtohet kjo çështje”.
