Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dekretit për zgjedhje, duke theksuar se “ambicia e VV-së për kontroll total, po e dërgon vendin në zgjedhje”.
“Egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh. Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: refuzimi i LVV-së për marrëveshje dhe për dialog të sinqertë politik. Sot, kur të shkojnë e të bëjnë homazhe aty ku pushojnë heronjtë tanë, duhet të ndihen të turpëruar”, theksoi ajo.
Sipas saj “është luftuar shumë dhe gjatë që qytetarët tanë të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të jetojnë të lirë”.
“Kjo liri dhe kjo Republikë nuk guxojnë të shpërdorohen”.
