Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media deklaroi se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve nuk është në përputhje me Kushtetutën.
Sipas tij, shpërndarja e Kuvendit mund të ndodhë vetëm pasi të dështojë raundi i tretë i votimit për presidentin,
“Del qartë se shpërndarja e Kuvendit lidhet me përfundimin e procedurë së votimit, dhe votimi i tretë të ketë dështuar. E mbrëmë ne sa filluam me raundin e parë. Ka një afat 60 ditor për t’u zgjedhur presidenti, ndërkohë mbrëmë në patëm vetëm 60 minuta. Duhet të ketë dështim në raundin e tretë që të shpërndahet kuvendi dhe të përgatitemi për zgjedhjet e reja.
“Për të shmangur bllokim Kushtetua parashikon, vendos kufirin maksimal, e nëse brenda afatit 60 ditor nuk zgjedhjet presidenti. Po të ishte data 5 maj do të ishte e arsyeshme që të fillojë procesi Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen zgjedhjeve nuk është kushtetues”, tha Kurti
