Donald Trump e ka lavdëruar kryeministren italiane Giorgia Meloni si një “lidere të madhe” e cila është e gatshme të ndihmojë SHBA-në dhe Izraelin në luftën e tyre me Iranin, sipas një gazete italiane.
Në një telefonatë me Corriere della Sera, presidenti amerikan tha se Italia po bënte çmos për të ndihmuar.
“E dua Italinë, mendoj se ajo është një udhëheqëse e shkëlqyer”, citohet të ketë thënë Trump për Melonin, raporton SkyNews.
“Ajo gjithmonë përpiqet të ndihmojë, është një udhëheqëse e shkëlqyer dhe një mikeshë e imja.”
Kjo vjen pasi Trump kritikoi Sir Keir Starmer në llogarinë e tij në Truth Social, duke thënë: “Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra pasi kemi fituar tashmë!”
Meloni tha të enjten se Italia po planifikon të dërgojë ndihmë për mbrojtjen ajrore në vendet e Gjirit.
Një anije e marinës italiane po përgatitet të lundrojë drejt Qipros, tha të premten një zëdhënës i marinës, si pjesë e një misioni të përbashkët evropian për të mbrojtur ishullin pasi ai u vu nën zjarrin iranian.
