Deputeti i VV nuk e mohon se Kurti i tha Rashiqit “do e bëj për ty” kur ia transferoi 24 hektarët Manastirit

Deputeti i VV nuk e mohon se Kurti i tha Rashiqit “do e bëj për ty” kur ia transferoi 24 hektarët Manastirit

Ministri Nenad Rashiq deklaroi të dielën se Kryeministri Albin Kurti i kishte thënë “do ta bëj për ty”, transferimin e 24 hektarëve në pronësi të Manastirit të Deçanit, raporton Gazeta Enigma.

“Do ta them, ndoshta edhe pa modesti, por kjo ndodhi falë këmbënguljes sime të vazhdueshme. Me vite shpjegoja pse kjo është e rëndësishme. Në fund kryeministri më thirri para mbledhjes së Qeverisë dhe më tha: ‘Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd” ka thënë Rashiqi teksa ka shpalosur bisedën me Kurtin.

Kjo deklaratë nxiti reagime të shumta në Kosovë.

Lidhur me këtë deputeti i VV-së Adnan Rrustemi ka thënë se “kjo deklaratë e Kurtit është bërë për ta faktorizuar sadopak Rashiqin”.

Postimi i plotë i Rrustemit

Çështja e vendimit për Manastirin e Deçanit ka qenë vendim i Gjykatës Kushtetuese, i pakthyeshëm, përveçse edhe kusht për Kosovën në rrugën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Jashtë kësaj, problemi i parë është se si erdhi puna që Gjykata ta marrë këtë vendim, kurse pothuajse ata që sot po reagojnë kanë kontribuar në këtë vendim nga papërgjegjësia e humbja e afateve, siç ishte veçanërisht Komuna e Deçanit.

Problemi i dytë është se deklaraten e Nenad Rashiqit nuk e shohin si angazhim të KM Albin Kurti për ta faktorizuar sadopak Nenad Rashiqin kundër Listës Serbe, por reagojnë të sinkronizuar thua ti po i shqetëson pse Lista Serbe i ka 9 deputetë e jo 10. 

Kush angazhohet për shtet, punon me zvogëlu Listën Serbe, e me forcu deputetë serbë që e njohin Republikën, kurse ata që mendjen e kanë veç te pushteti sikur kanë interes që Lista Serbe t’i kishte 10 deputetë.

Related Articles