Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër veprimet e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Sipas saj, liderët Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, me veprimet e tyre, “kanë provokuar luftë civile”.
“Veprimet e liderëve shtetëror kanë qenë aq të pamatura e fëminore, që edhe qytetarët i kanë lënë pa tekst. Në një far pozicioni që nuk mundesh as me shpjegu, a kem apo s’kem kuvend. Mirëpo në anën tjetër ndoshta është mirë që ka marrë ketë vendim, dhe të bëhet një sqarim sa ma i shpejt dhe Kosova ta merr një drejtim”, tha Musliu.
Ndiqeni emisionin për më shumë detaje:
