Vushtrri: Burri sulmon gruan, ajo dërgohet në strehimore bashkë me fëmijët

Vushtrri: Burri sulmon gruan, ajo dërgohet në strehimore bashkë me fëmijët

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Vushtrri, ku një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Incidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 21:43.

Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Nga ana tjetër, viktima ka marrë urdhrin mbrojtës. Bashkë me fëmijët, ajo është dërguar në strehimore.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”. / Gazeta Enigma.

Related Articles