Abdixhiku: Nuk nënshtrohemi, s’pranojmë imponime

Abdixhiku: Nuk nënshtrohemi, s’pranojmë imponime

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shpjegoi diskutimin që kishte rreth çështjes së Presidentit, gjatë takimit me kryeministrin njëherësh liderin e VV-së, Albin Kurti.

Abdixhiku zbuloi se e kishte pyetur Kurtin se “a dëshiron të shkojmë në zgjedhje apo dëshiron të merremi vesh?”.

“A i kemi këto takime sa për sy e faqe? Që bëhemi se po takohemi dhe në fund përfundojmë në zgjedhje dhe këtë punë e marrim vesh për pak ditë, apo do të shkojmë drejt zgjedhjes dhe nëse shkojmë drejt zgjedhjes atëherë i kemi tri alternativa, zgjedhjes së Presidentit e kam fjalën dhe jo zgjedhjeve parlamentare”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

“E para që na dërgon në zgjedhje parlamentare, është kandidatura e imponuar. Pra, në qoftë se imponon kandidatura atëherë shkojmë në zgjedhje. Nuk ka nënshtrim, nuk nënshtrohet askush. Dhe mu tha që nuk ka qëllim për imponim. Atëherë janë dy alternativa, e para ishte gjetja e një kandidati konsensual, të gjerë, pa librezë partiake dhe e dyta ishte marrëveshja klasike politike. Dhe mu tha që jemi për këto të dyja. Preferojmë konsensusin e gjerë”, theksoi ai.

Related Articles