Mesazhi i parë nga Ajatollah Mojtaba Khamenei që kur ai u bë udhëheqësi i ri suprem i Iranit të dielën po lexohet në televizionin shtetëror iranian.
Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur në publik që nga njoftimi i emërimit të tij në detyrën më të lartë të vendit. Një burim i njohur me situatën i tha CNN se udhëheqësi suprem kishte pësuar një frakturë në këmbë dhe lëndime të tjera të lehta në ditën e parë të fushatës së bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit.
Mojtaba Khamenei,ka bërë thirrje për unitet midis popullit iranian dhe duke paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe detare, do të mbetet e mbyllur si një “mjet presioni”.
Mesazhi, i lexuar në televizionin shtetëror të Iranit nga një prezantues, përmbante gjithashtu një paralajmërim se të gjitha bazat amerikane në rajon duhet të mbyllen ose “do të sulmohen”.
