“Kthimi i Osmanit në LDK do ta përcaktonte fituesin e zgjedhjeve”

“Kthimi i Osmanit në LDK do ta përcaktonte fituesin e zgjedhjeve”

Njohësi i çështjeve politike, Valdet Hoxha, thotë për Gazetën Enigma se kthimi ia Vjosa Osmanit në LDK dhe i personaliteteve të tjera me rëndësi, “do ta përcaktonte parprakisht fituesin e zgjedhjeve të ardhshme”.

“Prandaj po mendohet një rikthim më i fuqishëm, një strukturë më e gjerë, që të krijohet një bllok serioz, pretendent për të fituar zgjedhjet e ardhshme, kurdo që mbahen ato. Është një momentum interesant dhe do të mvaret nga vullneti i Osmanit, për t’u rikthyer në LDK. Prandaj, besoj se kjo do ta përcaktonte parprakisht, fituesin e zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi Hoxha për “Enigmën”.

Kur pritet t’i bashkohet Osmani LDK-së?

Presidentja Osmani nuk ka mohuar e as pohuar rikthimin në LDK. Megjithatë, shenja për këtë lëvizje ka.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se bashkimi me Osmanin do të ishte i dobishëm për vendin.

Megjithatë, ka shtuar se bisedimet për këtë do të bëhen tek pasi asaj t’i përfundoj mandati, më 4 prill.

Abdixhiku theksoi se do të nisë një bashkim të madh politik dhe qytetar rreth një projekti të përbashkët, “një projekt që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet personale dhe hidhërimet e së kaluarës”.

Related Articles