Pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, është vërejtur një fushatë e egër linçuese dhe propaganduese, ndaj Vjosa Osmanit.
Megjithatë, për këtë fushatë, e cila po udhëhiqet nga aktivistë të LVV-së, nuk kane reaguar fare Donika Gërvalla dhe Faton Peci, të cilët bashkë me Osmanin formuan partinë “GUXO”.
Analisti politik, Valdet Hoxha, thotë se një heshtje e tillë është e papranueshme dhe e pandershme.
“Gërvalla dhe Peci janë ngritur mbi hijen e Vjosa Osmanit. Heshtja e tyre, përveç që është e pakuptueshme, është edhe e pandershme dhe e papranueshme politikisht. Prandaj edhe kanë filluar dorëheqjet nga kjo parti, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, dhe pastaj mund të mbesin disa individë, që me siguri do të ngelen brenda strukturave të VV-së”, tha Hoxha për Gazetën Enigma.
