Punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj është arrestuar për sulm seksual ndaj një nxënësje të mitur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Bëhet e ditur se viktima është 10 vjeçe ndërkaq i dyshuari, punëtor teknik 64 vjeçar në një shkollë të mesme e ulët në Ferizaj, është ndaluar për 48 orë.
“Më datën 11.03.2026 hetuesit rajonal janë njoftuar për një rast sulmi seksual në një shkollë të mesme të ultë në Ferizaj. Viktimë ishte një nxënëse e mitur (10 vjeçe) Ndërsa i dyshuari një 64 vjeçar punëtor teknik në këtë shkollë, i cili me datën 12.03.2026 është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit për të mitur, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore”, njofton Policia e Kosovës.
