Shefi i UNMIK: Vendimi për Ligjin për të Huajt do të krijojë ambient më të favorshëm për dialog

Shefi i UNMIK: Vendimi për Ligjin për të Huajt do të krijojë ambient më të favorshëm për dialog

Shefi i UNMIK, Peter Due, ka përshëndetur vendimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për të dhënë më shumë kohë në zbatimin e ligjeve që lidhen me të huajt dhe automjetet.

Në reagimin e tij, ai ka vlerësuar rolin e Bashkimi Evropian në lehtësimin e këtij rezultati pozitiv, duke theksuar se një vendim i tillë do të ndihmojë në sigurimin e qasjes së qytetarëve në arsim dhe shërbime shëndetësore.

Sipas tij, ky hap gjithashtu pritet të kontribuojë në krijimin e një ambienti më të favorshëm për dialog, besim dhe stabilitet.

Related Articles