Osmani uron Luana Bajramit pasi filmi i saj fitoi “Oscar”: Jemi krenar me arritjen tënde

Osmani uron Luana Bajramit pasi filmi i saj fitoi “Oscar”: Jemi krenar me arritjen tënde

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar regjistroen dhe aktoren kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, e cila bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People Exchanging Saliva”, u ngjit në skenën prestigjioze të ceremonisë “Oscar”, për ta pranuar çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër”.

“Urime Luana Bajrami-Rahmanit dhe të gjithë ekipit që fshihet pas filmit të shkurtër fitues të çmimit Oscar “Two People Exching Saliva”, fitues i Çmimit të Akademisë për Filmin më të Mirë të Shkurtër me Aksion”, tha Osmani.

“Jemi krenarë për këtë arritje të madhe nga Luana, një aktore e guximshme e lindur në Kosovë, e cila përfaqëson më të mirën e të rinjve tanë: talentin, vendosmërinë dhe besimin për të ndjekur edhe ëndrrat më të guximshme”.

Related Articles