Luana Bajrami fitoi çmimin ‘Oscar’, Nagavci: Një moment krenarie për të gjithë ne

Luana Bajrami fitoi çmimin ‘Oscar’, Nagavci: Një moment krenarie për të gjithë ne

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjses Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se suksesi i aktores nga Kosova, Luana Bajrami, “është një arritje që na mbush me emocion dhe krenari”.

“Ky sukses kinematografik është një dëshmi se talenti nga Kosova po vlerësohet në skenën më të madhe të kinemasë botërore. Një moment i rëndësishëm për kinemanë kosovare dhe përfaqësimin e artistëve shqiptarë në botë”, shkroi Nagavci.

Filmi i shkurtër “Tëo People Exchanging Saliva” u shpërblye mbrëmë me çmimin Oscar për Filmin më të Mirë të Shkurtër (Live Action Short Film) në ndarjen e Academy Aëards 2026.

Pjesë e kastit të këtij projekti fitues është edhe Luana Bajrami, e cila tashmë konsiderohet një nga talentet më premtuese të kinemasë evropiane.

Ajo ka luajtur në filma ndërkombëtarë, si regjisore ka spikatur me filmin “The Hill Ëhere the Lionesses Roar” (Luaneshat e Kodrës), një bashkëprodhim Kosovë–Francë që është vlerësuar dhe shpërblyer në festivale prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë Raindance Film Festival.

Related Articles