Ambasadori i BE-së në Kosovë, Avio Orav pati sot një mundësi të fundit për të diskutuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën në luftimin e krimit të organizuar, kundërterrorizmin dhe menaxhimin e migracionit.
Për këto çështje, Orav foli në takimin lamtumirës që kishte me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i
Pos tjerash, ambasadori foli edhe për përpjekjet për të siguruar një strukturë multietnike të Policisë së Kosovës.
“Unë do të largohem, por puna vazhdon”, theksoi Orav.
