Ambasadori i BE-së, Aivo Orav ka zhvilluar takim lamtumirës me shefin e diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca.
Në takim, siç bëri të ditur Orav me anë të një njoftimi në X është folur për çështjet që lidhen me integrimin në BE, Planin e Rritjes dhe Procesin e Berlinit.
“Rëndësia e strukturës së fortë koordinuese të Kosovës për çështjet që lidhen me integrimin në BE, Plani i Rritjes, Procesi i Berlinit si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, ishin ndër temat e diskutuara në takimin tim të lamtumirës me ministrin Glauk Konjufca. BE-ja qëndron në anën tuaj!”
