E fundit: Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga FC Prishtina

E fundit: Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga FC Prishtina

Klubi FC Prishtina ka njoftuar se trajneri i ekipit të parë, Afrim Tovërlani, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit, pas ndeshjes ndaj KF Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.

Vendimi i tij vjen si akt përgjegjësie për rezultatet e fundit të skuadrës.

“FC Prishtina njofton se trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të parë, pas ndeshjes ndaj KF Ferizaj, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

“Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh. Klubi e falënderon për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij. FC Prishtina do të njoftojë në ditët në vijim për zhvillimet e radhës”, njofton FC Prishtina.

Related Articles