Aksioni në ARBK, MINT: Ka ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Aksioni në ARBK, MINT: Ka ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit (MINTI) ka reaguar pas aksionit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës në mëngjesin e së mërkurës në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), duke thënë se hetimet po zhvillohen lidhur me një rast që ka të bëjë me ndryshimin e pronësisë së një biznesi pas ndërrimit të jetës së pronarit.

Në reagimin e MINTI-t thuhet se ka ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor, që sipas ministrisë, më pas është korrigjuar përmes procedurave ligjore.

“Ju njoftojmë se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore relevante, stafi i ARBK-së ka konstatuar muaj më parë se kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor. Si rrjedhojë, ky interpretim është korrigjuar përmes procedurave përkatëse ligjore dhe administrative”, thuhet në reagim.

Më tej është shprehur gatishmëri për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

Related Articles