Gjilani merr një fitore të madhe në udhëtim te Llapi, ngjitet në vendin e tretë

Gjilani merr një fitore të madhe në udhëtim te Llapi, ngjitet në vendin e tretë

Gjilani ka fituar në udhëtim te Llapi me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ekipi i Debatik Currit është rikthyer shpejt te fitoret duke marrë tri pikë të mëdha në “Zahir Pajaziti” pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Drenicës.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja ekipet, ku nuk munguan rastet dhe me dy skuadrat që gjeten nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 10-të me anë të Oltion Bilallit, i cili shënoi për epërsinë 0-1, ndërsa Edon Sadriu (39’) u perkundes t’i dërgoj ekipet në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë dhe më konkrete duke shënuar edhe dy gola, teksa pranuan një duke mos rrezikuar fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 55-të me anë të Senad Jarovic, i cili shënoi nga penalltia për 1-2, teksa Blerind Morina (71’) me një gol të bukur çoi epërsinë në 1-3.

Krejt çfarë bën vendasit deri në fund ishte një gol nga penalltia me anë të Muhamet Hysenit, i cili vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-3.

Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e tretë me 39 pikë, ndërsa Llapi mbetet i shtati me 29 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Gjilani e pret Dritën, teksa Llapi udhëton te Malisheva. 

Related Articles