Gjyqtari në Superligën e Kosovës, Fatlum Berisha, ka publikuar një pjesë të mesazheve që ka marrë nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes me Gjilanin.
Në mesazhet e publikuara, Batatina i shkuarn gjyqtarit Berisha: Ruju se ka Zot. Një herë të ka shiku, të shikon prapë edhe ma keq…”.
Gjyqtari Berisha tha se kjo është përmendje enjë tragjedije familjare të tij, pasi që më herët i është ndarë djali nga jeta.
“Mua është e vërtetë që më ka sprovuar Zoti, por ty që përdor tragjedi familjare, kurrë hallall Zoti mos ta bëftë”, shkroi gjyqtari Berisha.
“FFK, ky është momenti i fundit që duhet të merreni me këta persona. Gjithashtu, organet kompetente duhet të merren urgjentisht me sojin e tillë, kur për interesa të tyre sulmohemi në nivelin më të ulët nga aktorë të cilët pretendojnë se janë njerëz me integritet dhe se punojnë për të mirën e futbollit, u shpreh tutje ai.
“MARRE të QOFTË!”, përfundoi gjyqtari.

