S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur 81-vjeçari në Prizren

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur 81-vjeçari në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se i ndjeri nuk iu ishte përgjigjur thirrjeve të familjarëve, çka dhe i alarmoi ata.

“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me një familjar, i cili ka raportuar rastin. Meqenëse dera e shtëpisë ishte e mbyllur dhe nuk kishte asnjë përgjigje nga brenda, është përdorur forcë për hapjen e saj. Brenda objektit është gjetur viktima J.B., i lindur më 10.05.1944. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Bytyqi. / Gazeta Enigma.

Related Articles