Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë vizitës për Fitër Bajram në Bashkësinë Islame, ka thënë se vizita reflekton energji pozitive dhe ka uruar që kjo energji të jetë te të gjitha institucionet, raporton Gazeta Enigma.
“Sot si gjithherë bashkë me kolegët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës jemi në vizitë tek udhëheqësit e Bashkësisë Islame për t’ju uruar për Bajram, njëkohësisht t’ju urojmë edhe gjithë besimtarët duke ju dëshiruar shëndet dhe të gjitha të mirat për ta dhe për familjet e tyre. Është muaj i solidaritetit, populli jonë gjithmonë ka qenë solidar, është dhe jam i bindur që ky solidaritet edhe mbas asaj që na tregon gjithmonë Myftiu duke u rritur, dhe është tepër mirë që njerëzit në nevojë përkrahen, ndihmohen. Kjo vizitë mes nesh të reflektojë energji pozitive dhe ky pozitivitet të jetë në të gjitha institucionet, gjithmonë duke e respektuar edhe Bashkësinë Islame, po edhe institucionet e shtetit. Urime për të gjithë besimtarët, jetë të gjatë edhe të lumtur e shëndet për familjet e tyre, të gjitha të mirat. Faleminderit Myfti”, ka thënë Hamza. / Gazeta Enigma.
