Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu sot ka bërë thirrje që festa e Fitër Bajramit të shërbejë si kujtesë që secili mund të japë më shumë nga vetja për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë e më të barabartë, raporton Gazeta Enigma.
Këto komente ajo i bëri në vizitën në Bashkësinë Islame.
“Vizita jonë sot këtu në Bashkësinë Islame të Kosovës është edhe si shenjë respekti për punën, për kontributin që Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë për shoqërinë tonë, për shtetin tonë, e sidomos në kultivimin e paqes, në bashkëjetesën ndërfetare, në mirëkuptim, që janë vlera shumë të rëndësishme për shoqërinë, por edhe për Republikën e Kosovës. Le të na shërbejë kjo festë e Fitër Bajramit si kujtesë se secili nga ne mund të japim shumëçka nga vetja, pikërisht që t’i lartësojmë këto vlera të shoqërisë sonë dhe pikërisht në këtë mënyrë e forcojmë besimin, por po ashtu edhe ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë”, ka thënë ajo.
