Një grua e moshës madhore raportohet të ketë rënë nga Ura e Moglicës, në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar togeri i stacionit policor në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Elezaj pohoi se viktima kishte rënë në ujë, teksa njësitet mjekësore e shoqëruan drejt spitalit të Gjakovës.
“Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor” deklaroi Elezaj.
Fatkeqësisht, viktimës iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.7
“Rreh orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë” shtoi Elezaj.
Ai bën me dije se njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rastin.
