Janë zhvilluar tri ndeshje sot, në xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës.
Drita i ka arkëtuar pikët e plota në përballjen ndaj Gjilanit, në kuadër të përballjes më interesante për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës.
“Intelektualët” fituan me rezultat 1-0, sfidë ku Gjilani ishte me një lojtar më pak që nga fillimi i pjesës së dytë.
Drita merr kreun e Superligës së Kosovës me 48 pikë ndërsa Gjilani bie në vendin e pestë me 39.
Malisheva ka regjistruar një fitore komode në shtëpi ndaj Llapit.
Skuadra e Edon Berishës zhvilloi një paraqitje fantastike për të triumfuar me rezultat 2-0.
Pavarësisht rasteve të shumta nga të dy skuadrat asnjëra assesi nuk arriti t’i finalizojë rastet, kësisoj pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi.
Ndërkohë, Dukagjini është ndalur në shtëpi nga Prishtina e Re.
Vendasit zhvilluan një paraqitje më dominuese, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.
