Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet që urgjentisht të marrë masa konkrete për të përballuar krizën e rëndë ekonomike dhe rritjen e çmimeve.
“Gjendja është alarmante. Që çka bëjnë dy shtete të rajonit dhe një anëtare e BE-së:
Maqedonia e Veriut, edhe pse ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon (1.50 euro), 20 cent ma lirë se në Kosovë, ka paralajmëruar masa të reja për të mbrojtur qytetarët nga kriza.
Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndërhyhet për uljen e çmimeve, gjithashtu po përgatitet për masa konkrete.
Ndërkohë, Spanja tashmë ka vepruar, duke shpallur një paketë prej 5 miliardë eurosh: ulje të TVSH-së për karburantet nga 21% në 10%, subvencione rreth 0.20€ për litër, ulje të taksave të energjisë dhe mbështetje për familjet dhe bizneset.
Edhe Sllovenia, mori masa qeveritare dhe kufizime.
E Qeveria e Kosovës? Në gjumë???”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.
