Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot para përballjes së të enjtes ndaj Sllovakisë, e vlefshme për gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit 2026.
Dardanët do të ushtrojnë sot e nesër në atdhe, ndërsa të mërkurën pritet ta marrin rrugën drejt Bratislavës.
Ndërkohë, selektori Franco Foda do ta mbajë sot konferencën për shtyp, përmes së cilës do të flasë për duelin me sllovakët.
Konferenca për shtyp e trajnerit të Kosovës do të nisë prej orës 12:00
