Kreu vrasje me pagesë në Danimarkë, ky është personi që u arrestua në Prishtinë

Kreu vrasje me pagesë në Danimarkë, ky është personi që u arrestua në Prishtinë

Një operacion i koordinuar mirë i Policisë së Kosovës ka përfunduar me prangosjen e një prej personave më të kërkuar në Evropë. Liridon Fetahu, i cili figuronte në listën “EU Most Wanted”, është arrestuar sot në lagjen Veternik të Prishtinës, nën dyshimet për vrasje të kryera në Danimarkë.

Liridon Fetahi po kërkohej për dy raste të ndryshme vrasjesh. E para nga prilli 2020 kur një viktimë u qëllua dhe u vra në një parking publik. Në rastin e dytë në nëntor 2020, tre viktima u qëlluan duke çuar në vdekjen e dy prej tyre. Ai besohet të jetë anëtar i një bande kriminale daneze.

Përmes një komunikate zyrtare, Policia ka konfirmuar se arrestimi është rezultat i një pune intensive operative në terren nga njësia e specializuar për kapjen e personave të arratisur.

“Sot, më 23.03.2026, në Prishtinë, Policia e Kosovës, përkatësisht njësia ‘FAST Kosova’, në bashkëpunim me njësitë e rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), ka realizuar me sukses arrestimin e një shtetasi të huaj të kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale ‘vrasje’”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, Fetahu po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të tipit “Red Notice”, të lëshuar nga autoritetet e Danimarkës.

Related Articles