Vendi është ende në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Analisti politik, Azdren Shala, deklaroi se verdikti i Kushtetueses mund të dalë nesër, pra të enjten.
“Nesër, nëse e merr vendimin, unë mendoj që nesër, sepse është lexim i situatës si dhe bazuar në disa informacione që i kam, ka mundësi, ju besoj”, tha ai në Klan Kosova.
