Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në rrjetin “X” se sipas rangimeve të dy instituteve Kosova po përjeton “pranim inkurajues të vitalitetit të demokracisë së vendit dhe prosperitetit”.
Kurti thotë se “në ditët e fundit, Kosova ka marrë përsëri dy renditje shumë inkurajuese. Instituti V-Dem i Suedisë e ka pozicionuar vendin në mënyrë të vendosur midis demokracive zgjedhore, i vetmi në WB6 së bashku me Malin e Zi”.
“Për më tepër, Raporti Botëror i Lumturisë i Gallup e ka renditur Kosovën të 16-tën në botë, duke shënuar një rritje të konsiderueshme nga vendi i 29-të vitin e kaluar. Ky është një pranim inkurajues i vitalitetit të demokracisë së vendit dhe prosperitetit që po përjeton”, shprehet ai.
