Sot ka ndërruar jetë profesori i Gjuhës Angleze, Hamdi Daci.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit. Profesori Daci, do të varroset nesër në Dragodan të Prishtinës.
I ndjeri ka punuar gjatë në Fakultetin e Gjuhës Angleze në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka qenë zëvendëskryetar i parë shqiptar i Komunës së Bujanocit, në mandatin e të cilit është hap shkolla e parw e mesme në gjuhën shqipe nw qytetin e Bujanocit, “Sezai Surroi”.
Hamdi Daci, është vëllai i dytë i Nexhat Dacit dhe me origjinë është nga Tërnoci i komunës së Bujanocit dhe rrjedh nga një familje intelektualësh të njohur të asaj treve.