Asnjë befasi në çerekfinalet e basketbollit të meshkujve në ‘Tokio 2020’.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë edhe ekipi favorit për medaljen e artë u kualifikuan në gjysmëfinale pasi mposhtën me rezultatin 95-81 Spanjën, për meritë edhe të Kevin Durant autor i 29 pikëve.
Në krahun tjetër shkëlqeu Ricky Rubio me 38 pikë por paraqitja fantastike e 30-vjeçarit të Cleveland Cavaliers nuk i mjaftoi La Rojas, transmeton SuperSport.
Respektoi pritshmëritë Franca që mposhti me shifrat 84-75 Italinë falë dhe 22 pikëve e nëntë kërcimeve të Rudy Gobert.
Ndërkohë që Sllovenia kaloi lehtësisht Gjermaninë 94-70 ashtu si edhe Australia që mposhti pa vështirësi Argjentinën 97-59.
Në gjysmëfinale Franca do të përballet me Slloveninë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Australinë.