Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar qeverisjen në këtë komunë përkatësisht për projektin e Hartës Zonale të saj, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se ky dokument e lë Podujevën qytezë e jo qytet siç e meriton.
“Pushteti i ri me qasje të vjetra po e lë Podujevën qytezë e jo qytet siç e meriton. Projekt i Hartës Zonale i Komunës së Podujevës pa përfillur procedurat ka kaluar vlerësimin nga ministritë sektoriale. Ky dokument e lë Podujevën qytezë dhe jo qytet siç e meriton dhe siç është njëri prej qyteteve më të madha në Kosovë me mbi 89 mijë banorë, me 633 metra katrorë dhe me një popullsi ku 57 për qind janë nën moshën 30 vjeç”, ka shkruar Tahiri.